Ftese

 

Departamenti Qendror per PPP ne bashkepunim me Institutin Kosovar per Administrate Publike, duke u bazuar ne Nenin 18 te Ligjit per Partneritet Publiko Privat 2011 Nr. 04L-045, iu bene ftese Autoriteteve Kontraktuese te caktojne zyrtaret per te aplikuar ne.

 

PROGRAMIN E TRAJNIMIT TE ZYRTAREVE CIVIL NE FUSHEN E PARTNERITETEVE PUBLIKO PRIVATE.

NIVELI I: HYRJE NE PPP

 

Pas perfundimit me sukses te trajnimit, pjesemarresve do tu jepet:

 

CERTIFIKATA PER PJESEMARRJE NE TRAJNIM

 

Trajnimi bazik do te zgjas nga 2 dite, dhe per vitin 2020 jane parapare te mbahen 8 sesione te trajnimeve, 25-26 shkurt, 24-25 mars, 28-29 prill, 12-13 maj, 9-10 qershor, 29-30 shtator, 27-28 tetor dhe 24-25 nentor.

Ky trajnim ka per synim te trajtoj çeshtjet kryesore qe nderlidhen me PPP-te ne Kosove, duke filluar nga konceptet kryqe, akteret dhe rolet e tyre, pershkrimin e fazave dhe proceduarave te parapara me Ligjin per PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti per Partneritet Publiko Privat. Ky eshte trajnimi i pare dhe bazik, pas te cilit do te organizohen trajnime te niveleve me te avancuara qe mbulojne fusha dhe procedura specifike, ku pjesemarresit do te perzgjidhen sipas fushes qe mbulojne.

Autoritetet kontraktuese ftohen qe te propozojne kandidatet potencial per trajnim, te cilet preferohen te jene zyrtar qe ne te ardhmen parashihen te jene pjese e ekipeve qe trajtojne projektet potenciale PPP. Varesisht nga interesimi dhe pozita e kandidateve potencial, do te formohen grupet dhe do ju njoftojme paraprakisht per datat dhe vendin e trajnimeve.

Per informata shtese, ju lutemi kontaktoni me z. Jetmir Berisha, tel: 038 200 34 072, email:  jetmir.s.berisha@rks-gov.net.

 

  • Forma per aplikim ne programin e trajnimit PPP 2020/08.06.2020

    Shkarko
  • Daft Agjenda e trajnimit PPP_2020/08.06.2020

    Shkarko