Duke e ditur se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është aset strategjik publik, Qeveria e Republikës së Kosovës përpiqet të siguroj që aeroporti i saj kryesor të menaxhohet në mënyrë efikase, të efektshme dhe në pajtim të rreptë me normat ndërkombëtare dhe standardet e sigurisë.
Qeveria është e përkushtuar edhe në sigurimin se infrastruktura e aeroportit dhe instalimet të modernizohen dhe të zgjerohen në një mënyrë të rregullt dhe transparente, duke maksimizuar vlerën-për-para duke mbajtur shkallë dhe detyrim konkurrues. Për më tepër, Qeveria aspiron ta rris profitabilitetin e aeroportit duke tërhequr përdorues të rinj dhe duke ofruar shërbime të zgjeruara.
Me pak fjalë, Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon infrastrukturë dhe shërbime të klasit botëror për aeroportin të cilat do ti kënaqnin nevojat e tanishme dhe të ardhshme.
Zhvillimet Kronologjike te Implementimit te PPP ne ANP/09.02.2010
Shkarko dokumentin i cili pasqyron ne menyre kronologjike zhvillimet ne implementimin e PPP ne ANP