Ne bazë të Ligjit për Partneritet Publiko-Private dhe të këshilloj Komitetin  për Partneritet Publiko Privat per projektet të cilat do të implementohen përmes Partneritetit Publiko-Privat.

  • Menaxhimi i programit të centralizuar të PPP në shumë sektor;
  • Përkrahjen e krijimit të një kornize adekuate për PPP;
  • Veprimi si një lidhje efikase në mes të politikave prioritare dhe strukturave institucionale;
  • Krijimi, promovimi dhe shpërndarja e standardeve dhe praktikave më të mira përkitazi me identifikimin, zhvillimin dhe implementimin e projektit;
  • Krijimi dhe promovimi i proceseve të standardizuara të tenderimit, në mënyrë që të rritet konsistenca dhe parashikueshmëria;
  • Ofrimi i informatave për mundësitë investuese për investuesit potencial;
  • Promovimi i arsimimit, trajnimit dhe ndërtimit të kapaciteteve;
  • Koordinimi i prezantimit, analizim i dhe përzgjedhja e projekteve me ministritë e linjës, NPP-të, komunat dhe organizatat tjera buxhetore;
  • Shërbimi i ndërlidhjes me palët me interes;
  • Shqyrtimi dhe vlerësimi i PPP projekteve si dhe aprovimi i projekteve që synojnë mbështetjen e qeverisë (kontributet, garancionet, subvencionet etj.).
  • Ofrimi i udhëzimeve të nevojshme, asistencës teknike dhe mbështetjes për ministritë e linjës, NPP-të, komunat dhe organizatat tjera buxhetore;
  • Mbajtja e lidhjes së afërt me njësitë mbikëqyrëse dhe monitoruese në kuadër të ministrive të linjës, NPP-vë, komunave dhe organizatave tjera buxhetore gjersa projekti është duke vijuar