Partneritetet Kosova ofron shërbime këshilluese që kanë të bëjnë me pothuajse të gjitha fazat e ciklit jetësor të partneriteteve-publike-private. Ne kemi një vështrim të integruar dhe të plotë të PPP dhe punojmë me institucionet për të siguruar iniciativat e suksesshme dhe të qëndrueshme të PPP-ve të cilat ofrojnë vlerën më të mirë për para.

Kjo në vijim është një listë përfaqësuese e disa prej shërbimeve të njësisë PPP:

Faza e politikave dhe planifikimit:

  • Forcimi i kornizës ligjore dhe rregullative;
  • Zhvillimi institucional dhe ndërtimi i kapaciteteve
  • Krijimi i praktikave të standardizuara dhe veglat e punës
  • Zhvillimi i procedurave dhe veglas për analizën e projekteve
  • Zhvillimi i politikave
  • Përgatitja e pilot projekteve / tubacionit të projektit
  • Planifikimi strategjike për iniciativat PPP
  • Marketing / marrëdhënie me publikun
  • Menaxhimi i programit PPP

Faza e transaksionit:

  • Vlerësimi i opsioneve financuese dhe të implementimit për kandidatët e projektit PPP
  • Modelimi financiar për vlera-për-para, publike kundrejt private dhe vendimet e dizajnit të transaksionit
  • Hulumtimi i ambientit ligjor dhe institucional
  • Menaxhimi i transaksionit dhe i prokurimit të PPP
  • Dizajni i mbikëqyrjes së projektit dhe strukturës qeverisëse.

Faza e partneritetit / implementimit:

  • Ndihmë në transaksion
  • Mbikëqyrja dhe monitorimi i kontratës
  • Zhvillimi i modeleve të kontratës qeverisëse
  • Ndihmë në menaxhimin e kontratave
  • Vlerësimi i projektit dhe programit të PPP
  • Ndërtimi i kapaciteteve dhe trajnimi
  • Përcaktimi i etapave i praktikave më të mira

Partneritetet Kosova është e zotuar të punojë me institucionet publike dhe të vlerësojë me ndershmëri të gjitha opsionet financiare dhe implementuese.