Departamenti Qendror për PPP në bashkëpunim me “ATTF – House of Training” organizuan trajnimin katër ditor “Financimi i Projekteve”

 

Më 26 shkurt deri më 01 mars, 2018, zyrtar të Ministrisë se Financave, Ministrisë se Shëndetësisë dhe zyrtar të komunave të Prizrenit, Pejës, Gjilanit dhe Skenderajt morën pjesë në trajnimin me temën “Financimi i Projekteve”.

 

Trajnimi është realizuar nga  ATTF – House of Training. Gjatë trajnimit janë shqyrtuar disa raste studimi ku janë identifikuar rreziqet e cikleve të projektit, llogaritja e rrjedhave monetare, planifikimi i projektit, vlera për para  si dhe është prezantuar një model për vlerën e parasë. Në fund të trajnimit janë shpërndarë edhe certifikata për pjesëmarrësit.

 

Kthehu prapa