Departamenti Qendror për PPP mbajti trajnime për Partneritet Publiko Privat

Me datat 25 - 26 tetor 2018, Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat organizoi trajnimin 2 ditor të radhës  me përfaqësuesit e Komunës së Rahovecit në programin e trajnimit në fushën e Partneritetit Publiko Privat, në nivelin “Hyrje në PPP”.

 

Sipas planit të trajnimeve për vitin 2018 DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës  “Hyrje në PPP” në datat 25 – 26 tetor, 2018  me përfaqësuesit e Komunës së Rahovecit. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.

Kthehu prapa