Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi ligjin mbi PPP

Prishtinė - 25 qershor 2009

 

Kuvendi i Kosovės miratoi sot “Ligjin mbi Partneritetet Publiko Private dhe Koncesionet nė Infrastrukturė dhe Procedurat pėr dhėnien e tyre”.

 

Nė vazhdimėsi tė reformimit strukturor tė ekonomisė, Partneritetet Publiko Private i ofrojnė Kosovės mundėsinė pėr tė modernizuar dhe zgjeruar infrastrukturėn dhe shėrbimet e saja publike dhe do tė hapin derėn pėr zhvillimin e saj tė qėndrueshėm ekonomik duke lehtėsuar kufizimet fiskale.

 

Partneritetet Publike Private si mjet modern i politikave do t’i mundėsojnė Qeverisė sė Kosovės uljen e hendekut nė mes tė resurseve publike nė dispozicion dhe kostos sė infrastrukturės dhe shėrbimeve publike tė nevojshme. Brenda prizmit tė opsioneve tė PPP-sė, ekziston njė numėr i pafund i strukturave potenciale tė transaksionit tė PPP-sė si kontratat menaxhuese, koncesionet, skemat e ndėrtim-operim-trasferimit, etj.

 

Aprovimi i kėtij ligji, pėrmės infuzionit tė kapitalit dhe ekspertizes menaxheriale nga ana e sektorit privat, do ti jap shtytje efikasitetit, duke e bėrė Kosovėn mė konkurruese me vendet tjera nė rajon.

 

Ligji mbi PPP-tė ėshtė tėrėsisht nė pajtim me dispozitat legjislative model tė UNCITRAL-it dhe EBRD-sė, dhe me direktivat e BE-sė lidhur me PPP-tė dhe koncesionet. Ligji ėshtė i favorshėm pėr investitorėt dhe do tė krijojė njė kuadėr lehtėsues si pėr qeverinė qendrore ashtu edhe pėr autoritetet komunale.

 

Ligji nė fjalė krijon edhe dy organe kompetente pėrbrenda administratės publike:

 

  • Komisionin Drejtues Ndėr-Ministror (KDNM – PPP); dhe
  • Njėsinė e Centralizuar tė PPP - Partneritetet Kosova.

 

KDNM PPP e pėrbėrė nga 3 ministra dhe njė pėrfaqėsues tė emėruar nga kryeministri, e kryesuar nga ministri i Ekonomisė dhe Financave, themelohet pėr kontrollimin dhe koordinimin e Projekteve tė PPP nė tė gjithė sektorėt ekonomik dhe shoqėror.

 

Aprovimi i kėtij ligji dhe krijimi i kėtyre dy organeve, vendosin kornizėn institucionale dhe ligjore nė mėnyrė qė tė lejohen ministritė, komunat dhe organizatat e tjera buxhetore qė tė fillojnė me implementimin e PPP-sė pėrgjatė shumė sektorėve.

 

Duhet cekur se ky ligj nuk do tė zbatohet pėr privatizimin ose heqjen e tė drejtės sė njė infrastrukture publike ose ndėrmarrje publike, e as pėr miniera, minerale, tė drejta nėntokėsore dhe pėr tė drejtat e hapėsirės ajrore.    

Kthehu prapa