Komuna e Suharekës shpall njoftimin e Kërkesës për Kualifikim

Komuna e Suharekës me këtë rast zyrtarisht kërkon parashtrimin e deklaratave për kualifikim me qëllim të përzgjedhjes së operatorëve ekonomik dhe konzorciumeve të operatorëve ekonomik që posedojnë kapacitetet e nevojshme ligjore, teknike dhe financiare për të marrë pjesë në procedurën konkurruese të tenderit për ofrimin e shërbimeve të administrimit të mbeturinave në Komunën e Suharekës, përmes Partneritetit-Publiko-Privat (‘PPP’).

Partneriteti Publiko-Privat parashihet të marrë formën e kontratës së koncesionit, e cila do të zyrtarizohet ndërmjet Komunës së Suharekës si Autoritet Kontraktues dhe Subjektit me Qëllim të Veçantë (“SQV”), i cili duhet të krijohet nga Ofertuesi i Përzgjedhur sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Për të shkarkuar formularin e kërkesës shkoni në seksionin Njoftimet e Publikuara, nënseksioni Njoftimet/Kërkesat për Kualifikime ose kliko këtu www.pppkosova.org/?cid=1,98

Kthehu prapa