Përfaqësuesja e DQPPP-së merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Financimin e Infrastrukturës në Transport në Ballkanin Perëndimor
Konferenca Ndërkombëtare mbi Financimin e Infrastrukturës në Transport në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore u mbajt më 24 dhe 25 tetor 2012 në Dubrovnik, Kroaci. Konferenca u ndoq nga më shumë se 150 pjesëmarrës nga sektori publik dhe privat, si dhe institucione të ndryshme financiare nga vendet e rajonit dhe Evropa në përgjithësi.
Znj. Nora Bakalli këshilltare ligjore në Departamentin Qendror për PPP prezantoi përvojën e Republikës së Kosovës në fushën e PPP-së. Së pari u dha një pasqyrë e kornizës ligjore të Kosovës, duke theksuar ndryshimet e fundit të Ligjit mbi PPP, që janë bërë me qëllim të ofrimit të një kornize të qartë rregullative dhe sqarimit më të mirë të procedurave për zbatimin e partneriteteve publiko private. Me ligjin e ri për PPP-të Kosova ka përafruar kornizën e saj ligjore në përputhje me standardet dhe politikat e Bashkimit Evropian.
Në këtë konferencë Kosova paraqiti edhe projektin e PPP-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili është transaksioni I parë PPP në vend me një rëndësi strategjike, ekonomike dhe sociale për zhvillimin e vendit. Për më tepër, një vëmendje e veçantë i është kushtuar listës së projekteve të infrastrukturës që Kosova synon t’i zbatojë në të ardhmen e afërt.
Kthehu prapa