Departamenti i Qendror për PPP mbajti dy trajnime për PPP

 

Departamenti Qendror për PPP ka mbajtur dy trajnime dyditore me zyrtarë civil të nivelit qendror. Materialet e trajnimet janë përgatitur në bashkëpunim me projektin GFSI, i financuar nga USAID, ndërsa projekti i trajnimit implementohet në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Administratë Publike (IKAP).

Ky trajnim ka qëllim të trajtoj çështjet kryesore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyqe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimin e fazave dhe proceduarave të parapara me Ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat.

Për vitin 2012 janë mbajur  2 trajnime, i pari  me 22-23 nëntor dhe i dyti me 6-7 dhjetor. Pjesëmarrësit, gjithësejt 44,  ishin zyrtarë civil nga niveli qendror. Trajnimi do të vazhdoj të mbahet edhe në vitin 2013, ku janë planifikuar edhe 12 trajnime të këtilla, në të cilat parashihet si pjesëmarrës të jenë, përveq zyrtarëve të institucioneve të nivelit qëndror edhe nga institucionet e nivelit lokal, gjegjësisht komunat.

 

Kthehu prapa