Takimi i gjashtë i Komitetit për Partneritete Publiko Private
Më 26 korrik, në Ministrinë e Financave u mbajt takimi i gjashtë i Komitetit për Partneritete Publiko Private me agjendën si në vijim:
• Shqyrtimi i Projekt Propozimit të Komunës së Prishtinës “Parkingu Nëntokësor” me nr. PPP-07-13
• Shqyrtimi i Strategjisë për Zhvillimin e Partneriteteve Publiko Private në Republikën e Kosovës, 2013-2016
Pas prezantimit nga ana e DQPPP-së dhe Kryetarit të Komunës së Prishtinës, u aprovua projekti “Parkingu nëntokësor”, i cili, ndër të tjera, ka për qëllim:
• Projektimin, financimin dhe të ndërtimin e parkingut në vendndodhjen e caktuar nga komuna
• Operimin, drejtimin dhe të mirëmbajtjen e parkingut dhe kryejen e shërbimeve të parkingut, dhe
• Rregullimin dhe mirëmbajtjen e sipërfaqes së vendndodhjes
Gjithashtu, është shqyrtuar Strategjia për Zhvillimin e PPP-ve, e cila do të procedohet në Qeveri për aprovim.
Kthehu prapa