Miratohet Strategjia për Partneritete Publiko Private
Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë miratimin për Strategjinë për Zhvillimin e Partneriteteve Publike-Private për Republikën e Kosovës 2014 - 2016. Kjo strategji identifikon pesë objektiva:
1. Për të lidhur planifikimin e Partneriteteve Publike - Private me Kornizën Buxhetore të Kosovës dhe me planifikimin e politikave me prioritet;
2. Për të ngritur kapacitete të qëndrueshme për zhvillimin dhe implementimin e projekteve në Kosovë, duke planifikuar dhe themeluar mekanizmin e asistencës teknike për zhvillimin e projekteve;
3. Për të zhvilluar kapacitetet për iniciativën e financave private duke zgjeruar ndërgjegjësimin e tyre si një opsion i Partneriteteve Publike-Private;
4. Për të rritur komunikimin me sektorin privat duke zhvilluar dhe publikuar planin e transaksioneve të planifikuara të Partneriteteve Publike-Private;
5. Për të forcuar menaxhimin e kontratave të Partneriteteve Publike-Private duke krijuar sistemin e mbikëqyrjes bazuar në rrezik.
Kthehu prapa