Komiteti për PPP miraton projektin

Komiteti për PPP miraton projektin "Borea" në Pejë

Më 8 gusht 2016, Komiteti për PPP mbajti takim të rregullt për të diskutuar raportin financiar të ANP "Adem Jashari" dhe projektin "Borea" nga komuna e Pejës, i cili është miratuar.

Në këtë takim është vlerësuar që, projekti "Borea" është në përputhje me strategjinë për zhvillimin ekonomik dhe të turizmit në Pejë. Investimi në këtë Projekt është parashikuar të jetë mbi 54 milion Euro dhe do të përfshijë zhvillimin e shërbimeve të skijimit, hoteleve dhe turizmit për të gjitha stinët.

Kthehu prapa