Departamenti Qendror për PPP mbajti trajnime për Partneritet Publiko Privat
Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat (DQPPP) organizoi trajnimin 2 ditor të radhës me përfaqësuesit e Institutit Bujqësor të Kosovës në programin e trajnimit në fushën e Partneritetit Publiko Privat, në nivelin Hyrje në PPP.
Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat.
Kthehu prapa