Departamenti Qendror për PPP mbajti trajnime për Partneritet Publiko Privat
Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat (DQPPP)me datat 28-29 mars 2018 organizoi trajnimin 2 ditor me përfaqësuesit e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe përfaqësuesit e komunës së Gjilanit, në programin e trajnimit në fushën e Partneritetit Publiko Privat, në nivelin Hyrje në PPP.
Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat.
Kthehu prapa