Departamenti Qendror për PPP mbajti trajnime për Partneritet Publiko Privat
Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat me datat 04 -05 tetor, 2018 organizoi trajnimin 2 ditor të radhës me përfaqësuesit e Komunës së Gjakovës në programin e trajnimit në fushën e Partneritetit Publiko Privat, në nivelin “Hyrje në PPP”.
DQPPP në realizim të planit të trajnimeve për vitin 2018, ka mbajtur trajnimin e radhës “Hyrje në PPP” në datat 04 – 05 tetor, 2018 me përfaqësuesit e Komunës së Gjakovës. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.
Kthehu prapa