Departamenti Qendror për PPP mbajti trajnime për Partneritet Publiko Privat

Me datat 07 dhe 08 shkurt, 2019 Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat fillojë implementimin e programit të trajnimeve për vitin 2019 me autoritetet publike. Institucioni i parë për vitin 2019 ishte Komuna e Zubin Potok-ut.

Sipas planit të trajnimeve për vitin 2019 DQPPP ka mbajtur trajnimin parë për  “Hyrje në PPP” në datat 07 – 08 shkurt, 2019  me përfaqësuesit e Komunës së Zubin Potok-ut. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.

 

 

Kthehu prapa