Departamenti Qendror për PPP mbajti trajnime për Partneritet Publiko Privat

Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat me datat 28 dhe 29 mars, 2019  sipas programit të trajnimeve për vitin 2019 mbajti trajnimin e radhës me autoritetet publike. Institucioni i radhës ishte Komuna e Hanit Elezit.

Sipas planit të trajnimeve për vitin 2019 DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës për vitin 2019 “Hyrje në PPP” në datat 28 – 29 mars, 2019  me përfaqësuesit e Komunës së Hanit Elezit. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.

Kthehu prapa