Departamenti Qendror për PPP mbajti trajnime e radhës për Partneritet Publiko Privat
Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat me datat 23 dhe 24 prill, 2019 sipas programit të trajnimeve për vitin 2019 mbajti trajnimin e radhës me autoritetet publike. Institucionet e radhës ishin Komuna e Vitisë dhe Komuna e Kaçanikut.
Sipas planit të trajnimeve për vitin 2019 DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës për vitin 2019 “Hyrje në PPP” në datat 23 – 24 prill, 2019 me përfaqësuesit e Komunës së Vitisë dhe Komunës së Kaçanikut. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.
Kthehu prapa