Departamenti Qendror për PPP mbajti trajnime e radhës për Partneritet Publiko Privat

 

Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat me datat 25 dhe 26 qershor, 2019  sipas programit të trajnimeve për vitin 2019 mbajti trajnimin e radhës me autoritetet publike. Institucioni i radhës ishte Komuna e Kamenicës.

Sipas planit të trajnimeve për vitin 2019 DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës për vitin 2019 “Hyrje në PPP” në datat 25 – 26 qershor, 2019  me përfaqësuesit e Komunës së Kamenicës. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.

 

 

Kthehu prapa