Trajnimi i radhës për Partneritet Publiko Privat

Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat sipas programit të trajnimeve për vitin 2019 mbajti trajnimin e radhës me autoritetet publike,  me datat 21 dhe 22 nëntor, 2019. Institucionet e radhës ishin Komuna e Vushtrrisë, Deçanit dhe  Junikut.

Sipas planit të trajnimeve për vitin 2019 DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës për vitin 2019 “Hyrje në PPP” në datat 21 – 22 nëntor, 2019  me përfaqësuesit e Komunës se Vushtrrisë, Deçanit si dhe e Junikut. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.

Kthehu prapa