Trajnimi i Fundit për Partneritet Publiko Privat për Vitin 2019
Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat sipas programit të trajnimeve për vitin 2019 mbajti trajnimin e radhës me autoritetet publike, me datat 04 dhe 05 dhjetor, 2019. Institucioni i radhës ishte Komuna e Gjilanit.
Sipas planit të trajnimeve për vitin 2019 DQPPP ka mbajtur trajnimin e fundit për vitin 2019 “Hyrje në PPP” në datat 04 – 05 dhjetor, 2019 me përfaqësuesit e Komunës se Gjilanit përkatësisht me Ekipin për Menaxhimin e Kontratës. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.
Kthehu prapa