Trajnimi i parë për Partneritet Publiko Privat nga Departamenti Qendror për PPP për vitin 2020
Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat fillojë implementimin e programit të trajnimeve për vitin 2020 me autoritetet publike. Institucionet e para ishin Komuna e Mitrovicës dhe Komuna e Podujevës.
Sipas planit të trajnimeve për vitin 2020 DQPPP ka mbajtur trajnimin parë për “Hyrje në PPP” në datat 25 – 26 shkurt, 2020 me përfaqësuesit e Komunës së Mitrovicës dhe Komunës së Podujevës. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.
Kthehu prapa