Trajnimi i radhës për Partneritet Publiko Privat nga Departamenti Qendror për PPP

 

Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat mbajti trajnimin e radhës për PPP në kuadër të implementimit të programit të trajnimeve për vitin 2020 me autoritetet publike. Institucioni i radhës ishte Komuna e Prishtinës.

 

Sipas planit të trajnimeve për vitin 2020, DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës “Hyrje në PPP” në datat 29 – 30 Korrik, 2020  me përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, përkatësisht me Ekipin për Menaxhimin e Projektit „Parkingu nëntokësorë te Fakulteti i Filologjisë ne Prishtinë. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.

 

Kthehu prapa