Trajnimi i radhës për Partneritet Publiko Privat nga Departamenti Qendror për PPP
Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat mbajti trajnimin e radhës për PPP në kuadër të implementimit të programit të trajnimeve për vitin 2020 me autoritetet publike. Institucioni i radhës ishte Komuna e Gjilanit.
Sipas planit të trajnimeve për vitin 2020, DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës “Hyrje në PPP” dhe “Monitorim i Kontratave” në datat 24 – 25 Shtator, 2020 me përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit, përkatësisht me Ekipin për Menaxhimin e Projektit „Rregullimi i infrastrukturës së kompleksit të shkollave të mesme në komunën e Gjilanit”. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.
Kthehu prapa