PPP në ANP - Kërkesa për Kualifikim shpallet me 10 gusht 2009
Në vazhdimësi të implementimit të Partneritetit Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me 10 gusht 2009 do të shpallet Kërkesa për Kualifikim.
Në mbështetje të nenit 80.6 të Kushtetutës së Kosovës, ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit të ligjit në Gazetën Zyrtare, rrjedhimisht 10 gushti 2009 është dita e parë e mundshme për shpalljën e Kërkesës për Kualifikim për PPP ANP.
Ky është hapi i parë i procedures së prokurimit 2 fazëshe për PPP ANP, duke u bazuar në nenet 22-26 të ligjit mbi PPP dhe Koncesione nr. 03/L-090.
Kthehu prapa