Trajnimi i radhës për Partneritet Publiko Privat nga Departamenti Qendror për PPP
Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat mbajti trajnimin e radhës për PPP në kuadër të implementimit të programit të trajnimeve për vitin 2020 me autoritetet publike. Institucioni i radhës ishin Komuna e Suharekës dhe Komuna e Malishevës.
DQPPP në realizim të planit të trajnimeve për vitin 2020, ka mbajtur trajnimin e radhës, “Hyrje në PPP” me datat 29 – 30 shtator, 2020. Pjesëmarrës të trajnimit ishte një grup prej shtatë (7) zyrtarë nga Komuna e Suharekës dhe Komuna e Malishevës, nga sektorë të infrastrukturës, financave, prokurimit, pronës dhe urbanizmit. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.
Kthehu prapa