Departamenti Qendror për PPP mbajti sesionin e parë dy ditor të trajnimeve për vitin 2021

Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat ne bashkëpunim me IKAP, filloj implementimin e programit të trajnimeve për vitin 2021 me autoritetet publike. Institucionet e para ishin  Komuna e Pejës dhe Komuna e Lipjanit.

Sipas planit të trajnimeve për vitin 2021 DQPPP ka mbajtur trajnimin e parë për  “Hyrje në PPP” në datat 23 – 24 shkurt, 2021  me përfaqësuesit e Komunës së Pejës dhe Komunës së Lipjanit. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.

Kthehu prapa