Departamenti Qendror për PPP mbajti sesionin e radhës të trajnimeve dy ditor për vitin 2021

Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat ne bashkëpunim me IKAP, bëjnë implementimin e programit të trajnimeve për vitin 2021 me autoritetet publike. Institucioni i radhës ishte Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti”. Sipas planit të trajnimeve për vitin 2021 DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës për “Hyrje në PPP” në datat 08 – 09 qershor, 2021 me përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale te Mbeturinave “Amienti”. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit. Kthehu prapa