Me 09 dhe 10 nëntor, 2021 Departamenti Qendror për PPP mbajti sesionin e radhës të trajnimeve dy ditor për vitin 2021.

Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat ne bashkëpunim me IKAP, bëjnë implementimin e programit të trajnimeve për vitin 2021 me autoritetet publike. Institucioni i radhës ishte  Kompania Rajonale e Mbeturinave Ekoregjioni Prizren.  

 Sipas planit të trajnimeve për vitin 2021 DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës për  “Hyrje në PPP” në datat 09 – 10 nëntor, 2021  me përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale e Mbeturinave Ekoregjioni Prizren dhe dy zyrtare te Ministrisë se Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.

Kthehu prapa