Me 22.12.2021 u mbajt takimi i Komitetit për Partneritet Publiko Private
Takimi i radhës i Komitetit për Partneritet Publiko Privat (KPPP), i emëruar nëpërmes Vendimit të Qeverisë Nr. 04/03 të datës 02.04.2021 në përputhje me Ligjin për Partneritet Publiko Privat (Nr. 04/L-045), do të mbahet të mërkure, më 22 dhjetor, 2021 në ora 14:00, në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, me këtë:
Agjendë
1. Konfirmimi i kuorumit;
2. Aprovimi i procesverbalit nga takimi i fundit;
3. Shqyrtimi i raportit vjetor të ANP “Adem Jashari” për vitin 2019;
4. Shqyrtimi i raportit vjetor të ANP “Adem Jashari” për vitin 2020;
5. Shqyrtimi i propozimit për shfrytëzim të Terminalit të vjetër në ANP për nevojat e Doganës;
6. Shqyrtimi i kërkesës së paraqitur nga ana e LKIA-së lidhur me zgjatjen e afatit për kthimin e mjeteve të tërhequra në fondet rezervë të mirëmbajtjes dhe zgjerimit;
7. Shqyrtimi i kërkesës së paraqitur nga ana e LKIA-së lidhur me miratimin e Planit të Zgjerimit/Përmirësimit përmes tërheqjes së mjeteve nga llogaria rezervë e “zgjerimit/përmirësimit”;
8. Çështje të tjera.
Kthehu prapa