Departamenti Qendror për PPP mbajti sesionin e parë dy ditor të trajnimeve për vitin 2022

Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat në bashkëpunim me IKAP, filloj implementimin e programit të trajnimeve për vitin 2022 me autoritetet publike. Institucionet e para ishin  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Çabrati” Gjakovë.

Sipas planit të trajnimeve për vitin 2022 DQPPP ka mbajtur trajnimin e parë për  “Hyrje në PPP” në datat 22 – 23 shkurt, 2022  me përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Çabrati” Gjakovë. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.

 

Kthehu prapa