Departamenti Qendror për PPP mbajti sesionin dy ditore të radhës të trajnimeve për vitin 2022

Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat në bashkëpunim me IKAP, bëjnë implementimin e programit të trajnimeve për vitin 2022 me autoritetet publike. Institucionet e radhës ishin  Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Ecohigjiena” Gjilan, Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastërtia” Ferizaj dhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

Sipas planit të trajnimeve për vitin 2022, DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës “Hyrje në PPP” në datat 22 – 23 mars, 2022  me përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave KRM “Ecohigjiena” Gjilan, Kompanisë Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastërtia” Ferizaj dhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

 Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.

 

Kthehu prapa