Departamenti Qendror për PPP ka mbajtur sesionin dy ditor të radhës, të trajnimeve PPP për vitin 2022.
Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat në bashkëpunim me IKAP, bëjnë implementimin e programit të trajnimeve për vitin 2022 me autoritetet publike. Institucionet e radhës ishin Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Prishtinë, zyrtarë të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas planit të trajnimeve për vitin 2022, DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës “Hyrje në PPP” në datat 25 – 26 maj, 2022 me përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave KRM “Pastrimi” Prishtinë, zyrtarë të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Bujqësisë.
Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.
Kthehu prapa