Departamenti Qendror për PPP ka mbajtur sesionin radhës, të trajnimeve PPP për vitin 2022.
Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat në bashkëpunim me IKAP, bëjnë implementimin e programit të trajnimeve për vitin 2022 me autoritetet publike. Institucionet e radhës ishte Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.
Sipas planit të trajnimeve për vitin 2022, DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës “Hyrje në PPP” në datat 21 – 22 qershor, 2022 me përfaqësuesit e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.
Kthehu prapa