Me 15.03.2022 u mbajt takimi i Komitetit për Partneritet Publiko Private

Takimi i radhës i Komitetit për Partneritet Publiko Privat (KPPP), i emëruar nëpërmes Vendimit të Qeverisë Nr. 04/03 të datës 02.04.2021 në përputhje me Ligjin për Partneritet Publiko Privat (Nr. 04/L-045), është mbajtur të premten, më 15 qershor, 2022 në ora 14:00, në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, me këtë: Agjendë 1. Konfirmimi i kuorumit; 2. Aprovimi i procesverbalit nga takimi i fundit; 3. Shqyrtimi i projekt - propozimit “Parkingu Nëntokësor në Podujevë” të paraqitur nga Komuna e Podujevës; 4. Shqyrtimi i raportit vjetor të ANP “Adem Jashari” për vitin 2021; 5. Shqyrtimi i kërkesës së paraqitur nga partneri privat LKIA në lidhje me lëshimin e pëlqimit për ndërtimin e shtojcës së hapësirave komerciale për vetura-me-qira (Rent-a-Car); 6. Çështje të tjera. Kthehu prapa