Departamenti Qendror për PPP mbajti sesionin dy ditor të radhës të trajnimeve për PPP, për vitin 2022
Departamenti Qendror për Partneritet Publiko Privat në bashkëpunim me IKAP, bëjnë implementimin e programit të trajnimeve për vitin 2022 me autoritetet publike. Institucioni i radhës ishte Kompania e Ujësjellësit KRU “Gjakova” SH.A Gjakovë.
Sipas planit të trajnimeve për vitin 2022 DQPPP ka mbajtur trajnimin e radhës për PPP, “Hyrje në PPP” në datat 12 – 13 tetor, 2022 me përfaqësuesit e Kompanisë e Ujësjellësit KRU “Gjakova” SH.A Gjakovë. Gjatë trajnimit, janë trajtuar çështjet themelore që ndërlidhen me PPP-të në Kosovë, duke filluar nga konceptet kyçe, akterët dhe rolet e tyre, përshkrimi i fazave dhe procedurave të parapara me ligjin për PPP si dhe direktivat e aprovuara nga Komiteti për Partneritet Publiko Privat. Për dy ditë u prezantuan materialet dhe u zhvilluan diskutime të hapura në aspekte të veçanta të modulit.
Kthehu prapa