Përmbyllet faza e parakualifikimit të PPP në ANP

Prishtinë -

Komiteti Drejtues Ndërminitsror i Partneritetit Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, aprovoi rekomnandimin e Komisionit Vlerësues të ofertave si pergjigjje ndaj Kerkeses për Kualifikim.

Oferteusit e kualifikuar të cilët do të ftohen për të marrë pjesë në tenderin konkurrues për të drejtën për të hyrë në Partneritet publiko-privat për operimin dhe zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, janë:

1 Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A.S

2 Bouyges Batiment / Egis / Segap / Eurokoha Consortium

3 Limak – Aéroport de Lyon Consortium

Ky paraqet përmbylljën e hapit te parë të procesit dyfazësh të prokurimit duke u bazuar në nenet 22 deri 26 të ligjit mbi PPP dhe Koncesione nr. 03/L-090. Te gjithë ofertuesit lartëpërmendur, te kualifikuar në përputhje me kërkesat minimale të caktuara në Kërkesën për Kualifikim (KPK), do të ftohen që t'i dorëzojnë propozimet për Projektin.

Sipas orarit të përcaktuar nga ana e Komisionit Drejtues Ndërministror (KDN) të Projektit,  draft dokumentet e tranzaksionit do të jenë ne dispozicion për ofertuesit e kualifikuar në nëntor te ketij viti.

 

Kthehu prapa