PPP ne ANP - Publikohet Kerkesa per Propozim
Qeveria me qëllim të përmbushjës së potencialit ekonomik dhe operativ, si dhe në bazë të rekomandimeve të dala nga studimet e fizibilitetit të shkallës së investimeve, ka marr vendim për koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, duke qenë se paraqet benefit shumë më të lartë ekonomik për Kosoven dhe në këtë mënyre do të siguroj infrastrukturë moderne dhe shërbime të kualitetit të lartë.
Ne takimin e fundit te Komisionit Drejtues Nderministror jane shqyrtuar dhe aprovuar Kerkesa Për Propozim së bashku me Draft Marrëveshjen, te cilat u jane derguar me 29.12.2009 tri kompanive te parakulaifikuara.
Oferteusit të cilët janë kualifikuar, dhe të cilët janë ftuar për të marrë pjesë në tenderin konkurrues për të drejtën për të hyrë në Partneritet Publiko - Privat për operimin dhe zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, janë:
1 Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A.S
2 Bouyges Batiment / Egis / PAIC Consortium
3 Limak / Aéroport de Lyon Consortium
Hapi i ardhsëm i këtij procesi është organizimi i Konferencës për Investitorë, e cila është parapare te mbahet ne javen e fundit të muajit janar 2010, ku do te ftohen 3 kompanite e kualifikuara me qëllim sqarimi dhe disktutimi për pyetjet qe ata mund të kenë lidhur me kerkesën për propozim. Gjatë kesaj konference, ata gjithashtu do te kene rastin te bejne vizite te hollesishme aeroportit dhe te mbledhin te dhena shtese.
Sipas afatit te percaktuar nga ana e KDN-se, afati perfundimtar i dorëzimit te ofertave eshte java e fundit e muajit mars 2010, dhe shpallja e fituesit do te behet se me largu ne fillim te muajit prill.
Ndersa pas permbusjes se kushteveve te ndryshme që i paraprijne hyrjës në fuqi të kontratës, kontrata behet e plotfuqishme ne shtator të vitit 2010.
Qeveria e Kosoves synon qe përmes formes se koncesionimit: Dizajno Nderto Financo Opero Transfero ne ANP te ngriten kapacitetet e aeroportit për të përmbush kërkesat e shërbimeve me kualitet
ndërkombëtraisht të pranuar, të ketë rritje të të hyrave komerciale, përmirësim të komoditetit, përfitime nga efikasiteti në operim, proces efektiv të ndërtimit / dizajnimit, investim të kapitalit private që varion nga Euro 85 - 100 Million, si dhe transparencë të shtuar në operimin dhe financimin e aeroportit.
Struktura e Tranzaksionit:
Partneriteti Publiko Privat në ANP parashihet të jetë një marrëveshje 20 vjeçare e forms Dizajnim - Ndërtim - Financim - Operim - Transfer, dhe do të përfshinë ndërtimin e një ndërtese të terminalit të ri, tri herë më i madh sesa ekzistuesi, 25,000 metra katrorë. Terminali i ri do të jetë monumental, simbol i së ardhmes së Kosovës dhe do ti bëjë krenarë qytetarët e Kosovës. Investime të tjera të kërkuara përfshijnë ndërtimin e një kulle të re të trafikut ajror dhe pajisjeve përcjellëse, platformë të re parkingu aeroplanësh që do të ofronte edhe 9 pozicione shtesë, uzinë për përpunimin e ujit, etj.
Partneri Privat do ti ofron secilit punetor te ANP-se kontrate pune për me se paku 3 vitet e ardhsme, me pagat dhe benefitet qe tani i gezojnë.