PPP ne ANP - Organizohet Konferenca e Ofertueseve

Prishtine -

Partneriteti Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar te Prishtinës tashmë është ne fazën finale.

Për operimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, si ofertues potencial, janë para-kualifikuar tri konsorciume te fuqishme ndërkombëtare.

Në vazhdimësi të ekzekutimit të projektit të parë te këtij lloji në Republikën e Kosovës, organizohet:

Konferenca e Ofertuesëve

 

27 -  29 Janar, 2010

 

    Ndërtesa e Qeverisë, Dhoma P - 38, në orën 10:00.

 

Konferenca e Ofertuesve për ANP mbahet me qëllim që konsorciumet e kualifikuara për  këtë tender, të kenë mundësi që për së afërmi të njihen me infrastrukturën e ANP-së dhe mjedisin e përgjithshëm investues në Kosovë. Kjo gjithashtu është një mundësi që këta ofertues të japin komentet e tyre rreth draft kontratës për PPP në ANP, e cila kontratë është publikuar me 29 dhjetor 2009.

Kthehu prapa