Fillon Konferenca e Ofertuesëve për Partneritetin Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtines
Konferenca e Ofertuesëve për Partneritetin Publiko Privat
në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, 27 29 janar 2010.
Prishtinë Nesër fillon Konferenca e Ofertuesëve për Partneritetin Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtines. Konferenca tre ditore mbahet me ofertuesit e kualifikuar në garën për operim dhe zhvillim të ANP-së, në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi të japin komentet e tyre rreth draft kontratës për PPP në ANP e cila u ishte dërguar atyre me 29 dhjetor 2009. Gjithashtu, ata do të ken rast që për së afërmi të njihen me infrastrukturën ekzistuese te ANP-së dhe mjedisin e përgjithshëm investues në Kosovë.
Hapja e konferencës do të behët nga, z. Hashim Thaqi, Kryeministri i Kosovës. Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj do ti drejtohet të pranishmive me rëndësine e modernizimit dhe zgjërimit të infrastrukturës në Kosovë. Për më tepër, Ministri Ahmet Shala do të informoj ofertuesit për përkushtimin e Kosovës në partneritetet publiko private si dhe investimeve private në infrastrukturë publike në përgjithësi.
Kjo konferencë mbahet në kuadër të fazës së dytë të prokurimit nderkombëtar dhe do të pasohet me dorëzimin e Kërkesës për Propozim nga ana e Ofertueseve ne mars te ketij viti.
Ftohen mediat të marrin pjesë në këtë eveniment të mërkurën, 27 janar 2009 ne seancën e pare të takimit, prej orës 10:00 deri në orën 10:30, në Ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Salla P 38, Rr. Nëna Tereze, Prishtinë.
Kthehu prapa