U përmbushen me sukses qëllimet e konferencës së ofertuesve

Konferenca e Ofertueseve për Partneritetin Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, perfundoi punimet me ofertuesit e kualifikuar në garën për operim dhe zhvillim të ANP-së.

 

Përmes kësaj konference, ofertuesit patën rast të njihen me lokacionin e identifikuar nga ana e Qeverisë për ndërtimin e terminalit të ri, i cili do të jetë modern, tre herë me i madh sesa terminali ekzistues dhe do të ofroj shërbime të kualitetit të rangut botëror.

 

Përfaqësuesit e 3 konzorciumeve të fuqishme ndërkombëtare: Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A.S; Bouyges Batiment / Egis/ EK PAIC Consortium; dhe Limak / Aeroport de Lyon Consortium shprehën edhe disa prej mendimeve të tyre të cilat ndërlidheshin me mungesën e theksuar të kapaciteteve në terminalin ekzistues, sidomos tek arritjet;  mënyra se si janë të shpërndara ndërtesat ekzistuese; meny shume e limituar e shërbimeve për pasagjerët dhe pika të tjera të cilat do të jenë pjesë ofertës së tyre.

Qeveria e Kosovës synon që përmes formës së koncesionimit: Dizajno Ndërto Financo Opero Transfero, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, të ngriten kapacitetet e aeroportit të cilat do të përmbushnin kërkesat e shërbimeve me kualitet ndërkombëtarisht të pranuar, do të ndikonin në rritjen e të hyrave komerciale, përmirësim e komoditetit, përfitime nga efikasiteti në operim, proces efektiv të ndërtimit / dizajnimit,  investim të kapitalit privat si dhe transparencë të shtuar në operimin dhe financimin e aeroportit.

Për dallim nga privatizimi, me anë të koncesionit, asetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës do të mbesin pronë e Kosovës. Investimi nga ana e sektorit privat do të mundësojë që qytetarët e Kosovës të përfitojnë nga ky zhvillim pa e shpenzuar buxhetin e Kosovës.

Kthehu prapa