PPP në ANP - Përfundon faza e dytë e Kërkesës për Propozim

Prishtinë,

Komiteti Drejtues Ndërministror, në cilësinë e autoritetit kontraktues,  ftoi konzorciumet e kualifikuara që të dorëzojnë propozimet e tyre përfundimtare në bazë të specifikave të Kërkesës Për Propozim dhe kushteve të Marrëveshjës Përfundimtare për Partneritetin Publiko Privat të publikuara sot. 

Publikimi i këtyre dokumenteve  shënon përmbylljën e procedurës dyfazëshe të Kerkesës për Propozim, të pëcaktuar në nenet 27 – 30 të ligjit mbi Partneritetet Publiko Private dhe Koncesionet. Faza e parë kishte përfunduar në shkurt, në kuadër të së cilës ishte mbajtur edhe Konferenca e Ofertuesëve.

Ashtu si edhe është e specifikuar në dokumentet finale të publikuara sot, afati për dorëzimin e propozimeve  është  15 prill 2010. Oferteusit të cilët janë kualifikuar në garë për Partneritet Publiko - Privat për operimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, janë:

Fraport IC ICTAS Havalimani Isletme A.S

Bouyges Batiment / Egis / Eurokoha - PAIC Consortium

Limak / Aéroport de Lyon Consortium

Qeveria e Republikës së Kosovës  synon që përmes investimit të kapitalit privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndër të tjera,  të siguroj infrastrukturë moderne, përmirësim të komoditetit, shërbime të klasit botëror përfitime nga efikasiteti në operim si dhe transparencë të shtuar në operimin dhe financimin e aeroportit.

Përmes këtij koncesionimit Kosova do të përfiton investim të huaj direkt me vlerë rreth 100 milion euro si dhe përqindje nga të hyrat bruto të ANP-se, të  cilat do të derdhen në buxhetin e Kosovës cdo vit për 20 vitet e ardhshme, e që  do të mund të shfrytëzohen për investime tjera prioritare.

Kthehu prapa