Nënshkrimi i marrëveshjes për kredi ndërmjet Limak Kosovo International Airport JSC dhe Vakifbank.

Më 28 janar, 2011, është nënshkruar marrëveshja për kredi ndërmjet Limak Kosovo International Airport JSC (LKIA) dhe Vakifbank, që kap vlerën prej 85 milionë €. Në ceremoni përveç zyrtarëve të lartë nga konsorciumi Limak - Aeroports de Lyon dhe Vakifbank mori pjesë edhe kryesuesi i Njësisë së Partneritetit Publiko-Privat, z. Lorik Fejzullahu. Vlera e tërësishme e projektit do të kap shumën mbi 100 milionë euro, ku pjesa e mbetur (rreth 20%) do të financohet me ekuitet nga LKIA. 

 

 

 

Kthehu prapa