Fillon procesi i transferit të ANP-AJ tek Limak Kosovo International Airport JSC
Më 7 shkurt 2011, fillon procesi i ekzekutimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Limak Kosovo International Airport JSC (LKIA), që nënkupton transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari (ANP-AJ), tek LKIA e menaxhuar nga konzorciumi turko-francez Limak-Aeroports de Lyon. Partneri privat, në bazë të kushteve të Marrëveshjes së PPP për ANP, ka kërkuar që afati të zgjatet për 30 ditë.
Këtij procesi, i ka paraprirë përmbushja e një numri të konsiderueshëm parakushtesh, e ndër to sigurimi i financimit nga LKIA, miratimi i dizajneve për terminalin e aeroportit, etj.
Siç është thënën edhe më herët, Limak-Aeroports de Lyon i është dhënë kontrata më 12, gusht 2010 pasi që i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39,42% të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për operim.