Vizita Studimore mbi Partneritetet Publiko Private në Pragë, 07-11 mars, 2011
14 Mars, 2011
Një grup prej gjithësejt 17 vetësh, prej të cilëve 10 zyrtarë të lartë të komunave dhe të ministrive, si dhe nga Njësia e PPP dhe USAID/Deloitte, morrën pjesë në një vizitë studimore në Republikën Çeke. Institucioni mikëpritës ishte PPP Centrum e themeluar nga Qeveria Çeke, si institucion këshilldhënës për autoritetet publike çeke të interesuara në projekte PPP.
Vizita që zgjati një javë, u financua nga USAID, përmes programit GFSI (Growth and Fiscal Stability Initiative) dhe kishte për qëllim njoftimin me përvojën çeke rreth PPP-ve, si në nivel qendror ashtu dhe në atë komunal. Gjithashtu, u vizituan disa projekte tashmë të implementuara në Republikën Çeke.
Kthehu prapa