Komunikatë për media: Bartja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë Adem Jashari tek Limak Kosovo International Airport JSC
Komunikatë për media
Bartja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë Adem Jashari tek Limak Kosovo International Airport JSC
Sot, me datën 1 prill 2011, në mbledhjen e rradhës të Komitetit Drejtues Ndërministror të Partneriteteve Publiko-Private (KDN-PPP), është marrë vendim për dhënien e pëlqimeve relevante të KDN-PPP për përmbushjen e kushteve paraprake të partnerit privat, Limak Kosovo International Airport (LKIA).
Në të njëjtën kohë, u vendos që ceremonia e dorëzimit zyrtarë të mbahet me datën 04.04.2011, duke filluar nga ora 14:00, në ANP AJ.
Këtij procesi, i ka paraprirë përmbushja e një numri të konsiderueshëm parakushtesh, e ndër to sigurimi i financimit nga LKIA, miratimi i dizajneve për terminalin e aeroportit, etj.
Konzorciumit Limak - Aeroports de Lyon i është dhënë kontrata për zgerim dhe operimin e ANP- AJ, më 12, gusht 2010, pasi që i ka ofruar Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39,42% të të ardhurave bruto në këmbim me të drejtën për operim.
Prej partnerit privat kërkohet që të bëjë investime për të modernizuar dhe zgjeruar ANP-AJ, duke investuar mbi 100 milionë në infrastrukturë të re, përfshirë edhe ndërtimin e një terminali të ri. Gjithashtu nga partneri privat kërkohet të operoj me Aeroportin duke ofruar shërbime të zgjeruara në nivel të cilësisë së lartë.
Republika e Kosovës do të mbajë 100% të pronësisë së pasurive të Aeroportit.
###
Kthehu prapa