Ceremonia e bartjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë – Adem Jashari tek Limak Kosovo International Airport JSC

Komunikatë për media

Ceremonia e bartjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë – Adem Jashari tek Limak Kosovo International Airport JSC

 

 

Me datën 4 prill 2011, me një ceremoni në ANP-Adem Jashari, u bë bartja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës – Adem Jashari, tek partneri privat, konzorciumi turko – francez Limak-Aeroports de Lyon, respektivisht Limak Kosovo International Airport JSC.

 

Në ceremoni ishin të pranishëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Thaçi; Ambasadorja e Turqisë znj. Ozan, Ambasadori i Francës z. Fitou, Presidenti i Limak Group z. Ozdemir, znj. Azza El Abd nga USAID, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Qeverisë.

 

Kryeministri Thaçi mbajti një fjalim, ku ndër të tjera tha:

 

“Përmes këtij Partneriteti Publiko-Privat për Aeroportin e Prishtinës, Kosova do të ketë një aeroport të klasës botërore, të operuar me nivele shumë më të larta të cilësisë, që kontribuon me të hyra edhe në buxhetin publik.

 

Transferimi i sotëm nuk është qëllim në vetvete e as fundi i bashkëpunimit tonë me partnerin privat, por është fillimi i një marrëdhënieje kontraktuale afatgjatë.

 

Së shpejti do të fillojmë me aplikimin e Partneriteteve Publiko-Private në ndërtimin dhe operimin e rrugëve dhe autostradave, spitaleve, shkollave, çerdheve, parkingjeve, parqeve, ndërtesave publike, transportit urban, e shumë të tjera të ngjashme.”

 

Në fund, u mbajt edhe ceremonia e nënshkrimeve të dokumenteve të nevojshme të bartjes nga Ministri i Financave z. Hamza; Kryetari i Bordit të Drejtorëve të ANP – Adem Jashari, z. Jashari; Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, z. Gjonbalaj; dhe përfaqësuesi i partnerit privat z. Genc.

 

# # #

Kthehu prapa