Fillojnë punët ndërtimore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës – Adem Jashari.

Fillojnë punët ndërtimore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës – Adem Jashari.

Në lokacionin e pjesës së re të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës – Adem Jashari, me një ceremoni zyrtare u nisën punimet ndërtimore. Në këtë ceremoni ishin prezent Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Jahjaga, Kryeministri Thaçi, anëtarë të kabinetit qeveritar, ambasadorë dhe shumë mysafirë të tjerë të nderuar.

Nga 11 korriku, 2011, kur filluan punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës – Adem Jashari nga ana e partnerit privat, konzorciumit turko-francez, Limak – Aeroport de Lyon pritet të ndërtohen, në mes tjerash:

 

·         Terminali i ri me më shumë se 29000 m2

·         Kulla e re për trafikun ajror, së bashku me objektin administrativ për Shërbimin e Navgimit Ajror

·         Parking veturash me 1750 vend-parkingje

·         Platforma e re për parkingje të aeroplanëve

·         Zona e re për radhitjen e taksive dhe autobusëve, si dhe

·         Uzinë për trajtimin e ujërave të zeza që është risi për këtë lokacion

Këto përbëjnë investimin më të madh privat në Kosovë nga paslufta, duke arritur në vlerë mbi 100 milionë EURO

Ky projekt madhor është një prej modeleve më të suksesshme të Partneriteteve Publiko Private në rajon, i cili është duke u përdorur si bazë njohurish shumë të nevojshme për implementimin projekteve tjera infrastrukturore në Kosovë.

Përmes kësaj forme presim të aktivizohen potenciale të rëndësishme që ka Kosova, të ndihmojmë zhvillimin ekonomik, si dhe konkretisht të dëshmojmë se Kosova ka një ambient të sigurt dhe atraktiv për kapitalin privat.

 

Kthehu prapa