Vazhdon realizimi i objektivave strategjike sektoriale
Qeveria e Republikës së Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike sektoriale, ka për qëllim zhvillimin efikas të transportit ajror, përmes investimeve të mirëfillta në modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.Në kuadër të këtij angazhimi, pas procesit ndёrkombёtar tё prokurimit pёr kontraktimin e Kёshilltarit tё Transaksionit për të analizuar opsionet dhe implementimin e Partneritetit Publiko Privat për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, sot u nёnshkrua kontrata me konzorciumin fitues Naco Innova.
Me nёnshkrimin e kësaj kontrate fillon dhe faza e parë e projektit, ku pas kombinimit tё opsioneve tё identifikuara pёr disenjimin teknik sё bashku me rezultatet finansiare dhe ligjore, Kёshilltari i Transaksionit do ti prezantojë Qeverisё së Republikës së Kosovës njё meny opsionesh tё analizuara. Kjo fazё pritet tё pёrfundojë deri nё qershor tё kёtij viti, me çrast Komiteti Drejtues Ndёrministror, nё bazё tё kёtyre rekomandimeve do tё vendosë se cili nga opsionet është më i favorshmi dhe më i përshtatshmi pёr Kosovёn dhe për Aeroportin Ndёrkombёtar tё Prishtinёs.
Duke marrë parasysh rëndësinë e madhe, ky projekt drejtohet nga Komiteti Drejtues Ndërministror, i cili udhëhiqet nga Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, dhe përbëhet nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Ministri i Drejtësisë, Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësiror, si dhe përfaqësuesi nga Zyra e Kryeministrit. Implementimi i projektit zhvillhet nga njёsia pёr Partneritet Publiko Privatё me mbёshtetje nga USAID.
Naco dhe Innova nё kёtё projekt janё partnerizuar me kompaninё ligjore nga ShBA -të White & Case. Ekipi i kёtij konzorciumi pёrbёhet nga ekspertë dhe konsulentë nga lёmia e operimit tё aeroporteve, disenjimit tё aeroporteve, aviacionit, rregullatorit, si dhe ekspertë ligjorë dhe investitorё financiarë.
Kthehu prapa